3.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Berisha: Thaçi po manipulon për të mbajtur në pushtet të akuzuarin Muja

BKKandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha mori pjesë në hapjen e fushatës elektorale të Degës së Ballit Kombëtar në Prizren.

Berisha tha se ndjehet i nderuar dhe i respektuar që sot i drejtohet elektoratit të Ballit Kombëtar, të cilët i ka aleat në përpjekjen për ta përmbysur krimin dhe korrupsionin në  Komunën e Prizrenit.

“Deri sa Hashim Thaçi dhe garnitura e tij kanë humbur besimin tek popullata shumicë në Prizren, ata po mundohen që përmes disa liderëve të manipuluar të pakicave tjera, jo shqiptare, të mbajnë në pushtet të akuzuarin nga EULEX-i, për krim dhe korrupsion Ramadan Mujën.  Unë ju siguroj se edhe komuniteti turk, boshnjak dhe REA do të bëhen bashkë me ne dhe deri më 3 nëntor do të bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Prizren”.

Berisha në këtë tubim  shpalosi programin e BD-së për zgjedhjet e 3 nëntorit, si dhe prezantoi  listën e kandidatëve për Kuvend të Prizrenit nga radhët e Ballit Kombëtar.

Kryetar i Degës së Ballit Kombëtar, Luzim Hebiballari,  i cili është dhe bartës i listës, pasi shpalosi pjesë të programit zgjedhor, nga partia e tij, tha se janë të nderuar që mbështesin njeriun e sakrificave të mëdha, Zafir Berishën. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Gjendje e rënduar energjetike në Prizren, digjen trafo

Prizreni vazhdon të përballet me krizë energjetike.   Mbrëmjen e së martës, si pasojë e mbingarkesës përkundër intervenimeve në disa zona, në lagjet “Bajram Curri” dhe...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuar për ryshfet në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit