VV: S`e duam NISMA në Qeveri, NISMA: Nuk hyjmë në qeveri ku është Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që Nisma të mos jetë në Qeverinë e re ndërsa edhe partia e Limajt thotë se nuk ia vlen të jetë pjesë e së njëjtës qeveri me partinë e Kurtit. Kështu thanë zyrtarë të lartë të këtyre dy partive, Albulena Haxhiu dhe Haxhi Shala.

Në të vërtetë, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e sheh si partner të mundshëm qeverisës koalicionin e Nismës Socialdemokrate, pavarësisht se kjo e fundit momentalisht po qëndron mbi pragun zgjedhor. Teksa thonë se kjo nuk do ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të reja.Skepticizëm për këtë koalicion ka edhe nga radhët e vet Nismës, por edhe nga shoqëria civile.

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për KP këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag.Haxhiu thekson se nëse realizohet plani i partisë së saj për koalicion me LDK-në dhe komunitetet jo shumicë nuk do të ketë nevojë për zgjedhje të reja.

Nga radhët e Nismës, anëtari i kryesisë, Haxhi Shala thotë se këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar në parti, por sipas tij nuk ia vlen që të jenë pjesë e ekzekutivit në krye me Albin Kurtin.

Ndërsa, analisti politik, Arton Demhasaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, pa marrë parasysh hyrjen apo jo të Nismës në Qeveri.Për Demhasajn përfshirja e Nismës në ekzekutivin e ardhshëm mund të jetë kërkesë e LDK-së.

Javën e kaluar fillimisht PZAP, por më pas edhe Gjykata Supreme i kanë larguar fletëvotimet e ardhura nga Serbia, duke zvogëluar trupin elektoral, me ç’rast koalicioni Nisma-AKR-PD momentalisht është mbi pragun zgjedhor.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit