Në Gjonaj të Hasit, nesër zbulohet busti i dëshmorit Reshat Çoçaj

Nesër zbulohet busti i dëshmorit të kombit Reshat Çoçaj.

Zbulimi  bëhet në Qendrën Kulturore “Reshat Çoçaj” në fshatin Gjonaj të Hasit, ora 11:00.

Busti është  financuar nga familjarët, ndërsa të pranishëm në zbulimin e tij, do të jenë përfaqësuesit e institucioneve qendrore  dhe lokale, shkruan “PrizrenPress”.

“Me këtë rast do të mbahet edhe një fjalim rasti, ku do të flitet për jetën dhe veprën e dëshmorit, ndërsa bashkëluftëtarët do t’i evokojnë kujtimet për jetën e dëshmorit”, njofton OVL në Has.

Anëtarët e SHKA “Malësori” nga Gjonaj do ta japin  një program artistik.

Zbulimi i bustit të dëshmorit Reshat Çoçaj bëhet në kuadër të festave të Nëntorit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: LDK në Prizren vazhdon mobilizimin për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se është zhvilluar një takim i përbashkët me kandidatët për deputetë nga Dega e LDK-së...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit