Një ekip i Shërbimit Urgjent nga Prizreni niset drejt Shqipërisë

Një ekip i Shërbimit Urgjent, i përbërë nga një mjek dhe dy infermierë, sot është nisur drejt Shqipërisë me autoambulancë të pajisur me materiale për intervenim të shpejtë, për të ofruar ndihmë qytetarëve në zonat e prekur nga tërmeti.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, bëri të ditur se krahas kësaj në koordinim me institucionet qendrore do të niset edhe një automjet i zjarrfikësve, ndërkaq nga buxheti komunal janë ndarë mjete financiare për të dërguar rreth 1000 pako ushqimore në Shqipëri.

Komuna e Prizrenit nga nesër do të fillojë edhe me grumbullimin e ndihmave nga qytetarët, të cilët mund të dhurojnë veshmbathje, batanije dhe gjëra të tjeratë nevojshme, duke i dorëzuar ato në objektin e Qendrës për Punës Sociale si pikë grumbulluese, i cili gjendet pranë stacionit të zjarrfikësve.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit