9 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Banorët e Prizrenit të tmerruar nga tërmeti

Lëkundjet e tërmetit që ka goditur Shqipërinë kanë prekur edhe qytetin e Prizrenit. Banorët thonë se frika që u kanë shkaktuar ato lëkundje ishte e paimagjinueshme.

Disa nga ta në ato qaste madje kanë braktisur edhe objektet e banimit.

Lëkundjet e tërmetit që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë u ndien edhe në qytetin e Prizrenit.

Valdet Vorfi tregon tmerrin e përjetuar kur ka parë se si objektet brenda shtëpisë së tij kanë filluar të lëkunden.

“isha duke fjetur kush shoqja me ka zgjuar nga gjumi e frikësuar. Kam parë orenditë shtëpiake teksa po lëkundeshin”, tregon për RTV Dukagjinin, Valdet Vorfaj.

E për ndjesinë e tmerrshme nga lëkundjet, njëjtë është shprehur edhe Afrim Binaj.

“Isha në gjumë dhe për një moment kam ndjerë lëkundje. Lëkundjet ishin të forta saqë të krijohej përshtypje se po të lëkund dikush. Janë lëkundur edhe orenditë shtëpiake. Pavarësisht se lëkundjet ishin çështje sekondash, por ishte një ndjenjë që zgjaste shumë”, thotë Afrim Binaj, përcjell Telegrafi.

E nga frika që u kanë shkaktuar lëkundjet, ka pasur edhe nga ata banorë që  kanë dalë jashtë objekteve ku banojnë.

“Njerëzit kanë dalë jashtë shtëpive sepse ishte diçka e tmerrshme. Pasi kemi dalë jashtë kemi parë njerëz tjerë që kanë lënë ndërtesat nga frika e lëkundjeve që ishin të mëdha”, deklaroi Lirije Gashi.

Më Shumë

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Caktimi i paraburgimit për 9 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren, Apeli e kthen rastin në rivendosje

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke e kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të paraburgimit ndaj D.Sh., J.H.,...

Lajmet e Fundit