Menaxheri i restorantit në Prizren e sulmon fizikisht punëtorin

Menaxheri i një restauronit në Prizren, ka sulmuar fizikisht punëtorin e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK të Prishtinës.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar- menaxher”, njofton Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit