9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Prizren/ Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për posedim dhe shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.M., dhe E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri F.M., pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofrimit për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që me datë 23.08.2019, me dijen e të akuzuarit E.H., derisa në orët e vona të mbrëmjes lëviznin me automjetin e të akuzuarit E.H., në një çantë krahu kanë pasur 5 qese plastike me substanca narkotike të llojit “Kokainë”, në peshë prej 3.88 gram, 1 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Ekstazi”, në peshë prej 0.32 gram, 18 qese plastike me substancë narkotike të llojit “Kokainë” në peshë prej 15.77 gram dhe një peshore me mbishkrimin “Constante”, që shërben për matjen e narkotikut, ku edhe është kapur nga policia në rrugën “Beteja e Vrrinit” në Prizren. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, i pandehuri E.H., thelbësisht ka kontribuar në kryerjen e veprës penale në mënyrë tjetër, asisoj që me datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke qenë në dijeni për planet për shitje, shpërndarje ose ofrim për shitje të të akuzuarit F.M., për sasinë e narkotikëve që i kishte në çantë, të njëjtin e merr në automjetin e tij, ku ishin edhe dëshmitarët R. Xh., dhe J.C., lëvizin nëpër qytet ku edhe kapen nga policia dhe ndër të tjerash në automjet i është gjetur në ulësen e pasme sasia e narkotikut e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 0.57 gram. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvend – mbetet kryetar i LDK-së

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë votëbesimin kryetarit Lumir Abdixhiku, duke refuzuar dorëheqjen e tij pas rezultatit të rëndë në zgjedhjet...

Lajmet e Fundit