19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

PDK-ja në Prizren e akuzon Haskukën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, po e akuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Kjo parti po vlerëson se Haskuka po përdor standard të dyfishtë sa i përket drejtorëve me aktakuza.

PDK-ja kërkon nga Haskuka që të shkarkojë të gjithë drejtorët komunalë me aktakuza, e jo të bëj selektime.

Kjo është komunikata e plotë:

“Kryetari” i Komunës së Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, paska dalur me një deklaratë publike, lidhur me rastin e djeshëm, rreth ngritjes së aktakuzës për 3 drejtorë të ekzekutivit të komunës. Mirëpo ajo që nuk pritej aspak të ndodhte, është fakti se Myta i doli në mbrojtje drejtorëve dhe u bë gardian i të akuzuarve, të cilët njihen si shkelës të ligjit, tashmë të konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Edhe kësaj here, Myta sulmon institucionet e drejtësisë, të cilat janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë në këtë vend.

Sa herë që flitet për të ledhatuarit e tij, Myta reagon ashpër, sidomos kur flitet për të llastuarin e tij z.Levent Kasemin, me të cilin i ndajnë bashkë pazaret.

Myta duhet t’i shkarkojë 3 drejtorët në fjalë dhe të gjithë zyrtarët tjerë me aktakuza, e jo të përdor standarde të dyfishta, këta drejtorë duke i mbrojtur, e tek rasti i Drejtorit të Financave veproj ndryshe, të cilin edhe e shkarkoj, për shkak të një aktakuze të ngritur ndaj z.Ertan Simitçiut.

Nëse Myta vepron ndryshe nga rasti i djeshëm, atëherë do të krijoj precedent, sepse brenda koalicionit, nuk po vepron njëjtë, por po vepron ndryshe për raste të njëjta, rreth drejtorëve me aktakuza, ndaj të cilëve po i selekton, se kënd duhet me e shkarku, e kënd duhet mos me e shkarku.

Në fund, bashkë me këta drejtorë, duhet të shkoj edhe vet Myta dhe ta çliroj Prizrenin nga mentaliteti i udhëheqjes në mënyrë kriminale dhe Prizreni sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme komunale, sepse qytetarët nuk e meritojnë këtë udhëheqje, ku VV me bandat e tyre, e kanë degraduar skajshmërisht, rrjedhën normale në komunën e Prizrenit.

Më Shumë

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit