“Ada”, jepet premierë në Tiranë

Ada-filmNë kinema ”Milenium” me 23 tetor do të jepet premiera filmit “Ada”, me regjinë e Spartak Pecanit dhe skenar të Matt Maude. Filmi është një koproduksion shqiptaro- anglezo- kosovar dhe si i tillë është realizuar me bashkëfinancimin e Qendrës Kinematografike Kombëtare të Shqipërisë dhe kompanive filmike ”Left Eye Blind” nga Anglia dhe ”Concordia Pictures” nga Kosova.

Ky film, i cili është bazuar në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”, ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera verbërisht, kufomën e braktisur të një të riu dhe një inspektor të ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. I ndërtuar si ndërthurje me personazhe të mjediseve nga më të ndryshmet, kryeqytetase dhe periferike, intelektuale apo mafioze, filmi zhytet në realitetin e sotëm shqiptar, ku gjëmat nuk habisin askënd.

Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë së Shqipërisë e të Kosovës, siç janë Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana etj, përderisa në rolet kryesore paraqiten dy aktorët e rinj kosovarë, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lajmet e Fundit