Në Bruksel u bisedua për zgjedhjet

BrukseliNë Bruksel u mbajt raundi i radhës i bisedimeve teknike për zgjedhjet, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim, që u mbajt më datën 18 tetor 2013, grupet teknike diskutuan për zgjedhjet lokale, duke vlerësuar rrjedhën e këtij procesit.

Në sesionet e paradites u zhvilluan takime bilaterale mes Grupeve teknike me OSBE-në, ndërsa pasdite u zhvillua një takim i shkurtë trepalësh. Në këto takime u bë vlerësimi i procesit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, sipas obligimeve të dala nga plani për zbatim, me theks të veçantë në katër komunat veriore. Palët diskutuan po ashtu edhe për procesin e ankimimit pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Përfaqësuesit e Kosovës rikonfirmuan se ky proces është duke u zhvilluar me dinamikën e shtuar dhe në tërësi është i bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës. Fokus të veçantë në këtë takim kishte edhe aspekti i sigurisë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos u ngritën shqetësime për aktet e ripërsëritura të grupeve kriminale në veri të Kosovës.

Në këtë takim palët u pajtuan se është e nevojshme qasje më aktive e palëve për përmirësimin e gjendjes së sigurisë. Partitë politike kanë të drejtë të organizojnë tubime elektorale e po ashtu të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimin e tyre dhe pjesëmarrje në zgjedhje lirshëm, ishte konkludim i përbashkët i takimit.

Delegacioni i Kosovës ishte i përberë nga Qemajl Marmallakaj nga Zyra e Kryeministrit koordinator i Grupit punues, Shukri Sylejmani, Kryetar i KZAP, Elona Cecelia, Këshilltare Politike e ZVKM Tahiri, dhe Visar Xani, Këshilltar Politik dhe Media.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Lajmet e Fundit