17.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Prokuroria e Prizrenit jep detaje rreth vdekjes së ish-prokurorit Matjani

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e ish-Prokurorit, Agron Matjani.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria e Prizrenit ka njoftuar se sot rreth orës 9:30, Matjani është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ne e kemi një rast të vdekjes së dyshimtë që jemi duke e trajtuar në Prizren. Rasti është raportuar nga familjarët e tij. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes, pastaj janë dal hetimet rajonale, forenzika dhe Prokurori. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”. Ka thënë Osmanollaj për Express.

Ndryshe, Matjani ishte duke u gjykuar nën akuzat e prokurorisë se në disa raste penale, në cilësinë e personit zyrtar- prokuror, në mënyrë drastike e ka zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, dhe në këtë mënyrë për kryesit e veprave penale ka siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer

Më Shumë

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit: “Pas ndarjes nga jeta para...

Për çka dyshohet se mori ryshfet prokurori Shala, publikohet biseda

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës...

Lajmet e Fundit