Ish-prokurori Agron Matjani dyshohet se bëri vetëvrasje

Ish- prokurori i Krimeve të Rënda, Agron Matjani dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Nga burime në Prokurori merret vesh se i ndjeri është gjetur nga bashkëshortja në vaskën e banjos, në banesën e tij në Prizren, raporton sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se prokurori Matjani dyshohet se ka prerë venat e këmbës me zhiletë, gjë që ka rezultuar me vdekjen e tij.

Ish-prokurori Agron Matjani, u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Ai më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.

Së fundi, Matjani ishte ulur edhe vetë në bankën e të akuzuarve.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit