16.6 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

Kizolli: Trashigimia kulturore, po digjet para syve të popullit

Trashegimia kulturore 3 (1)Partia Konservatore e Kosovës(PK) në kuadër të aktiviteteve të saja që lidhen me vlerat e Trashëgimisë Kulturore, sot kanë vizituar  objektin e ish Gjimnazit “Ryzhidie” në  Prizren.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli është shprehur i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ndodhen objektet  e vjetra kulturore. ”Jemi dëshmitarë të djegjeve dhe  degradimeve të objekteve të Trashëgimisë Kulturore, para syve të popullit”.

“Kjo vije si pasojë e mungesës së vullnetit për riparime, ruajtje dhe promovim të pasurisë kulturore, e cila është tregues i qartë i nivelit të ultë të interesimit të qeverisë aktuale lokale”.

Kizolli premtoi  se  nëse PK-ja vjen në pushtet  do të ketë  kujdesje të veçantë në këtë drejtim, duke vendosur  instalime  alarmi kundër zjarrit në të gjitha objektet e Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

“Do të bëjmë trefishimin e  buxhetit për riparimin dhe mirëmbajtjen e objekteve, hartimin e broshurave duke veçuar lokacionet e objekteve , promovimin e trashëgimisë kulturore, dhe shfrytëzimin e hapsirave të objekteve të degraduara  me çëllime socialo-kulturore, në këtë rast veçojmë hapësirën që e vizituam e që në mandatin tonë do të ndërtohet Biblioteka e re Komunale”,  tha  Kizolli.

Nga ana tjetër  kandidati për kuvend të prizrenit Shend Kabashi,  mendon  se  pa kritere për Trashëgiminë Kulturore dhe Monumentale, Europa nuk i hapë dyert për asnjë subjekt politikë apo shtet, prandaj ai thekson se do të punojnë me argumente dhe me profesionalizëm në këtë drejtim .

Lidhur me problemet në fjalë, foli edhe Kandidati për kuvend të Prizrenit Nderim Pasuli. Ai tha se trashëgimia kulturore e një populli paraqet tërësinë e vlerave shpirtërore dhe materiale të krijuara gjatë historisë së saj.Pasqyron zhvillimin ekonomik shoqërorë, politik, fetar e kulturorë në të kaluarën e tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni finalizon projektbuxhetin për vitin 2026

Pas një procesi gjithëpërfshirës të dëgjimeve publike me qytetarë, organizata joqeveritare, shoqata dhe përfaqësues të biznesit, Komuna e Prizrenit ka finalizuar projektbuxhetin për vitin...

Kryetari i Malishevës: StartUp-et e reja do të përkrahen nga Komuna

Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me programin Integra (GIZ), ka nënshkruar marrëveshje me 11 biznese të reja, të cilat do të përfitojnë mbështetje financiare...

Lajmet e Fundit