3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ekspertët: Premtimet milionëshe të Thaçit, fjalë boshe

Hashim Thaci ne fushatPremtimet e Kryeministrit të Kosovës dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për investime prej qindra milionash nëpër komunat me të cilat do të qeveriste partia e tij, janë të parealizueshme dhe joreale, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë dhe analistë.

Eksperti çështjeve ekonomike dhe profesori universitar, Muhamet Mustafa, në një prononcim për Telegrafin, i ka cilësuar jokorrekte premtimet qindra milionëshe, të cilat po i bën gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Për më tepër Mustafa i cilëson si jo reale kur këto premtime bëhen nga funksioni i të parit të Qeverisë.

Sipas tij, kreu i ekzekutivit duhet që t’i shërbejë për të gjithë qytetarëve njësoj, “në bazë të kritereve objektive, dhe jo në bazë të preferencave të votuesve”.

“Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, votohet nga Kuvendi i Kosovës, duke u nisur nga përfitimet dhe kostot e shpenzimit të parasë publike. Buxheti nuk duhet të ndahet në bazë të qejfeve të funksionarëve politik, po në bazë të analizës objektive dhe përfitimeve që i kanë qytetarët”, tha Mustafa për Telegrafin.

Profesori i ekonomisë, ka vlerësuar se “strategjia e shpërndarjes së milionave për komunat, në bazë të qejfeve, është strategji e cila do të tejkalohet, për arsye se ndërhyn në çështje të ciklit buxhetor, duke e lënduar kështu transparencën dhe llogaridhënien”.

Në anën tjetër, Visar Rushiti, nga Instituti GAP, ka vlerësuar për Telegrafin se premtimet e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për investime milionëshe nëpër komuna, nuk janë reale dhe nuk mund të realizohen, për arsye se, “Kosova në vitet në vijim nuk pritet të ketë rritje të theksuar ekonomike, dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as rritje të buxhetit, si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal”.

Ai ka theksuar se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, ka premtuar investime milionëshe në komunat të cilat qeverisen nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Më mirë do të ishte sikur nëpër komuna të premtohej investimi i një apo dy projekteve, të cilat janë më të rëndësishme për ato komuna, që njëkohësisht do të ishin të përballueshme si për buxhetin komunal ashtu edhe atë qendror. Nëse mblidhen premtimet milionëshe, të cilat i ka bërë kreu i ekzekutivit gjatë kësaj fushate zgjedhore, atëherë del se deri tani janë premtuar afër 1 miliard euro investime dhe atë vetëm për disa komuna të Kosovës. Këto premtime nuk janë të bazuara në situatën reale të zhvillimit ekonomik dhe të rritjes së buxhetit, që ka dhe do të ketë si niveli qendror, ashtu edhe ai lokal”, tha Rushiti. (B.D.) /Telegrafi/

Më Shumë

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Lajmet e Fundit