2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Latifi kërkon votëbesim në vendlindje

haradinaj dhe LatifiAleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore edhe në fshatin Ratkoc, në vendlindjen e kandidatit për kryetar të Rahovecit Smajl Latifi. Para shumë të pranishmëve ka folur kryetari Nëndegës së këtij fshati Besnik Hoti. Ai tha se Ratkoci ka qenë i lënë pas dore dhe i kanë munguar gjërat elementare, “ndërsa me ardhjen e Smajl Latifit në krye të Komunës janë bërë investime që nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”.

“Latifi nuk i ka lënë pas dore dhe rajonet tjera të Anadrinisë dhe me krenari mund të themi se është njeriu i duhur për qeverisje edhe për katër vite”.

Ndërsa vetë kandidati Latifi tha se qeverisja e tij është bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.“Këto punë do të mbeten nën hijen e punëve të mëdha që do të kryhen në mandatin e plotë katërvjeçar”.

Bashkëfshatarëve tij Latifi iu ka thënë se është i kënaqur që ka pasur mundësi t’ju shërbejë interesave të tyre.

“ Prandaj vota për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është votë për Ramush Haradinajn kryeministër, për të si kryetar komune dhe për qeverisje të mirë e të ndershme”

Latifi ka bërë thirrje që të votohet edhe lista e kandidatëve për Kuvendin e Komunës, respektivisht kandidatët e këtij fshati Rukije Krasniqi dhe Besnik Hoti.

Ramush Haradinaj ka folur për cilësitë e veçanta të kandidatit Smajl Latifi, duke u shprehur “të lumtë ju që e keni Smajl Latifin kaq të ndershëm e punëtorë”, dhe ka shtuar se në zgjedhjet e radhës që do të mbahen së shpejti ai do të jetë kryeministër dhe se do të merret me problemet jetike të qytetarëve.

“Qeveria aktuale e ka humbur besimin, sepse ajo nuk mund të mbahet më me numrin e deputetëve që ka, mirëpo ne jemi të zënë me zgjedhjet lokale dhe nuk po kemi kohë të merremi me ta, mirëpo në pranverë do të jem kryetar i Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha ato punë të mira që do të bëjë Smajl Latifi do të më ketë në krah. Ne në mandatin tonë do të rregullojmë shtratin e Drinit të Bardhë, do të mbështesim sektorin e përpunimit të perimeve, si dhe do të trefishojmë ndihmat për bujqit e vyeshëm të kësaj ane, por edhe të tërë Kosovës. Prandaj, më 3 nëntorit kërkojmë që të konfirmoni mbështetjen për Smajl Latifin, sepse në këtë mënyrë i keni ndihmuar vetes dhe të ardhmes tuaj më të mirë”, tha Haradinaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vinca: Në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti shqiptar

22 nëntori është një datë e madhe e shënuar në historinë shqiptare. Në këtë ditë, 115 vjet më parë u mbajt “Kongresi i Manastirit”. E lidhur...

Moti sot: Me reshje shiu e bore

Mbi Kosovë të marten do të jetë mot kryesisht i vranët.   Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se do të ketë reshje shiu dhe bore. Sipas IHMK-së,...

Lajmet e Fundit