-2.3 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Nisma: VV dhe LDK tentuan që me pronat e Prizrenit t’i realizojnë premtimet mafioze të Albin Kurtit

Nisma në Prizren ka kritikuar partitë e koalicionit në këtë qytet, VV-LDK, se po shkelin ligjin për interesa individuale e partiake.

Ky reagim ka ardhur pas kthimit prapa të vendimit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, për koncesion të pronës komunale

“NISMA Socialdemokrate në Prizren në mbledhjen e KK të Prizrenit(11.12.2019) i kishte tërhequr vërejtjen pushtetit VV-LDK që të mos luajnë me pronat e qytetit dhe mos të votojnë premtimet mafioze të Albin Kurtit dhënë gjatë fushatës si dhe të mësohen ta lexojnë ligjin!”, thuhet në reagim të Nismës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kthyer për rishqyrtim vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale. Në kërkesën e nivelit qendror për rishqyrtim të ligjshmërisë së këtij vendimi, që ishte miratuar muajin e kaluar nga KK-ja e Prizrenit, është theksuar se akti i Komunës është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në shkresën e MAPL-së, që është dërguar në adresë të kryetarit Mytaher Haskuka dhe kryesuesit të KK-së, Artan Abrashi është sqaruar se në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale kjo ministri ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë së vendimit përkatës mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale, i miratuar nga KK-ja e Prizrenit me datë 11 nëntor 2019.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në këtë shkresë.

Në vijim është theksuar se vendimi i KK-së së Prizrenit bie ndesh me dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, sikurse edhe të Ligjit për Partneritet Publiko- Privat.

Ndërkaq, Nisma thotë se sygjerimet e tyre hasën në veshin e shurdhër.

“Shkeljet në këtë rast bëhen edhe më të rënda sepse Mytaher Haskuka nën presionin e patronëve të tij në Prishtinë “investitorin” e ka pajisur me leje ndërtimi, pa i pritur afatet ligjore për të hyrë në fuqi vendimet e KK-Prizrenit”.

“Kjo shkelje e rëndë e hajdutëve në qeverinë e Prizrenit natyrisht se do të hetohet nga organet e drejtësisë ku do të jemi edhe dëshmitarë të ankesave dhe “vajtimit” të Haskukës se gjoja nuk po e lënë të “punojë” duke e intervistuar, lojë kjo që po e praktikon që nga fillimi duke shantazhuar dhe kërcënuar publikisht organet e drejtësisë herë pas here duke e u paraqitur si viktim e në anën tjetër duke vazhduar shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e pasurisë dhe parasë publike!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat në Malishevë vjedhin material të ndryshëm instalues elektrik

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në fshatin Plloqicë të Malishevës. Në raport bëhet e ditur se persona të panjohur...

Ish-kryetari i Prizrenit, Haskuka: Totaj vonoi projektin e Kompleksit Përkujtimor në Krushë të Vogël

Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas përurimit të Kompleksit Përkujtimor dedikuar martirëve të fshatit Krushë e Vogël. Ai akuzon kryetarin aktual të Prizrenit,...

Lajmet e Fundit