Mustafa: Këshilli i LDK’së kërkon që pjesë e marrëveshjes me VV’në të jenë të gjitha postet shtetërore

Kreu i LDK’së, Isa Msutafa, ka folur pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së në të cilin është diskutuar për rrjedhat e diskutimeve me VV’në për çështjen e koalicionit, raporton Gazeta Express.

Mustafa ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së ka kërkuar që pjesë e marrëveshjes me VV’në të jenë të gjitha pozitat shtetërore, në mënyrë që koalicioni të vazhdojë për katër vjet dhe të mos sfidohet kur të vijë koha për zgjedhjen e presidentit.

“ Ne kishim mbledhjen e KP-së në të cilin informova anëtarët e deputetët e zgjedhur, kryetarët e komunave, me ecurinë e bisedimeve që kemi pasur deri më tani me VV’në për koalicionin e mundshëm qeverisës. Mund t’iu them që LDK mbetet e përkushtuar të vazhdojmë përpjekjet që të arrijmë një koalicion për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Ky koalicion nuk duhet të shikohet si koalicion i rivalëve politik, por si koalicion i partneriteti i destinuar për ndryshime ne qeverisjen me të mirë të vendit”.

“Këshilli ishte i bindur që LDK duhet të vlerësohet karshi përkrahjes që ka marrë nga qytetarët ne zgjedhjet e 6 tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive me VV”në, qoftë edhe në programin qeverisës që është harmonizuar”.

“Ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës së VV’së për takimet e ardhshme. Vlerësojmë se nëse do të ketë vullnet politik, besim, çështja e marrëveshjes duhet të arrihet”.

“ Nga Këshilli i Përgjithshëm janë të pajtimit se pjesë e marrëveshjes duhet të jenë të gjitha pozitat, me të cilat do të sfidohet ky koalicion qeverisës gjatë katër viteve. Dhe trajtimi i këtyre pozitive të jet në pajtim me koalicionin tonë që të zgjatë katër vjet, dhe jo që do të sfidohet “, ka përfunduar Mustafa./GazetaExpress/

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit