Urgjenca në Prizren me autoambulanca të reja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, dhe stafin udhëheqës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, sot vizituan Njësinë e Shërbimit Urgjent për të përuruar autoambulancat e reja që do t’i shërbejnë kësaj njësie.

Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Shëndetësisë ka blerë tri autoambulanca të reja, me qëllim të mbulimit të kërkesave të të gjithë qytetarëve të territorit të komunës së Prizrenit.

Vlera totale e blerjes së këtyre autoambulancave është 126,360 euro.

Krahas kësaj, në Njësinë e Shërbimit Urgjent po punohet edhe në ndërtimin e garazhave të reja po për këto autoambulanca.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit