Rënia e fasadës në një ndërtesë në Suharekë shqetëson banorët, Komuna pa informata

Një pjesë e fasadës së kësaj ndërtese kolektive ra në tokë pasditen e së shtunës, duke rrezikuar kalimtarët në këtë pjesë të sheshit të qytetit.

Shkaku i rënies thuhet të jetë pakujdesia gjatë vënies së fasadës, derisa banorë të këtij objekti thanë se janë të dëshpëruar me gjendjen, sepse për riparimin e objektit kontribuan edhe ata, raporton KTV.

Edhe pse u shkaktuan dëme të konsiderueshme, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se nuk pati të lënduar.

Muharremaj shtoi se komuna e tij do t’i marrë masat e nevojshme për këtë problematikë, derisa ende nuk kanë informata se cila kompani është përgjegjëse për punën e kryer në këtë objekt gjatë vitit 2017.

Përpos rënies së kësaj fasade dhe gjendjes së rënduar të objektit ku ata banojnë, banorët i kanë thënë ekipit të KTV-së se janë të shqetësuar edhe me zhurmën që krijohet nga lokalet poshtë objektit të tyre.

Sipas banorëve të kësaj pjese të qytetit, përkundër pengesave, askush nuk u konsultua me ta para hapjes së këtyre lokaleve në hyrje të objektit.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit