6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Drejtoria e Arsimit në Prizren respekton vendimin e gjykatës, pezullon konkursin për mësimdhënës

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, ka pezulluar konkursin e fundit për mësimdhënës.

Sipas saj, vendimi është marrë pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Kandidatët të cilët kanë aplikuar në konkursin e datës 04.11.2019, njoftohen se sipas vendimit të gjykatës pezullohet deri në një vendim tjetër të gjykatës”, thuhet në njoftim, shkruan “PrizrenPress”.

Konkursi i Komunës së Prizrenit për mësimdhënësit, që ishte shpallur më 4 nëntor të këtij viti, është pezulluar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Kjo gjykatë ka caktuar masën e përkohshme të sigurimit për këtë konkurs në bazë të propozimit të kandidatëve që janë përzgjedhur si më të suksesshëm në konkursin e ngjashëm të zhvilluar gjatë verës së këtij viti.

“Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar si të bazuar propozimin e propozuesve Arta Begaj-Thaqi, Ardita Dilji, etj. të cilat i përfaqëson avokati Muhamet Shala, ku caktohet masa e përkohshme e sigurimit me të cilën i urdhërohet të paditurës Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, ashtu që pezullohet konkursi me nr.01-111-154376 i datës 04.11.2019, shpallur nga Zyra e Personelit të Komunës së Prizrenit deri në shterjen e mjeteve administrative apo deri në një vendim tjetër të gjykatës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren.

Gjykata ka obliguar propozuesin që në afat prej 30-ditësh të ngrejë padi dhe ta njoftojë gjykatën për këtë./PrizrenPress.com/

Linku

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/12/Njoftim.pdf

Më Shumë

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Lajmet e Fundit