21.7 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Smajl Latifi, punonjësve të administratës: Falë jush po marrim lëvdata

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në prani të nënkryetarit Fatmir Iska, drejtoreshës së Administratës Saranda Sallteku, ka mbajtur sot takimin e katër me punonjës të administratës për vitin 2019.

Kryetari Latifi i ka përgëzuar të gjithë punonjësit e administratës për punën që janë duke e bërë në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të komunës. Sipas kryetarit Latifi me punën e tyre komuna e po vlerësohet pozitivisht si nga OJQ-të, vendore gjithashtu edhe nga ato ndërkombëtare të cilat veprojnë në Kosovë.

“Jemi këtu në takimin e katërt për vitin 2019 dhe se kjo praktik e takimeve me të gjithë punonjësit e administratës, do të jetë edhe gjatë vitit 2020. Përmes këtyre takimeve, ne kemi mundësi t’i diskutojmë të gjitha gjerat që ju i shihni të nevojshme që ne t’i diskutojmë. Dua të ju falënderoj secilit punonjës për angazhim që keni ndaj punës dhe si rezultat i angazhimit tuaj, ne si komunë jemi duke u vlerësuar pozitivisht nga OJQ-të vendore si dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Nga ju kërkoj që angazhimi, serioziteti në punë të mos mungoj edhe gjatë vitit dhe sukseset për komunën e Rahovecit të jenë edhe më të mëdha gjatë vitit 2020”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin...

Arrestohet në kufi 65-vjeçari i dyshuar për vjedhjen e arkës së bamirësisë në xhaminë e Reçanit të Prizrenit

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut, i identifikuar si Z.M., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, pasi...

Lajmet e Fundit