Veseli mbërrin në Kuvend me disa deputetë të PDK-së

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli  ka arritur në Kuvend ku në ora 15:00 pritet të mbahet Seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës së djeshme ka dështuar për tu nënshkruar një marrëveshje për koalicion ndërmjet të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ka dal përmes një video ku ka treguar se nuk ka marrëveshje me LDK-në pasi që ajo nuk i ka pranuar kushtet të cilat i janë ofruar nga VV-ja.Kurse nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së shtatë pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit