Haskuka nuk do t’i shkarkojë drejtorët me aktakuza, thotë se janë politike

Islam Thaçi, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit, është i pesti me radhë, të cilit i është ngritur aktakuzë.

Ai dhe disa zyrtarë të tjerë të komunës akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për rrënimin e një pjese të kompleksit ‘Abi Çarshia’, raporotn KTV.

Për keqpërdorim të pozitës zyrtare në këtë komunë akuzohen edhe 3 drejtorë të tjerë, ai i shërbimeve publike, drejtori për Kadastër e Gjeodezi, si dhe drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Politike këto aktakuza nga Prokuroria në Prizren, i ka quajtur edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, duke thënë se nuk do të shkarkojë asnjërin drejtor.

Ndërsa, shoqëria civile e opozita vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e tyre, duke paralajmëruar protesta në fillim të vitit tjetër.

Sipas disa burimeve të KTV-së, shumë shpejt do të ngrihet aktakuzë edhe ndaj drejtoreshës së arsimit në këtë komunë. E, në gusht të këtij viti, një tjetër drejtor i kësaj komune, ai për Ekonomi dhe Financa, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit