Në Prizren sot premiera e dokumentarit për muzikën rome “Amare gila/Këngët tona”

Në DokuKino në Prizren nga ora 19:00 sot do të jepet premierë dokumentari me këngë të vjetra qytetare rome “Amare gila/Këngët tona”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Romët ndër vite kanë kultivuar muzikën e vjetër qytetare ku përveç vendeve të ndryshme, vetëm në qytetin e Prizrenit të moshuarit rom këndonin këngë të vjetra, të cilat sipas gojëdhënave të ndryshme thuhet se janë të lashta rreth 400-500 vite. Për të mos lejuar që gjuha dhe muzika një ditë të mbeten në harresë, projekti synon që përmes rrëfimeve personale të dokumentuara dhe riaranzhimit artistik të këngëve të vjetra rome, të kthehemi pas në kohë në një nostalgji kolektive dhe t’i rikthejë të njëjtat këngë më afër shtëpive rome dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se ky projekt synon që të sjellë risi në lidhje me trashëgiminë kulturore duke i komponuar këngët e vjetra rome përmes qasjes bashkëkohore dhe trashëgimisë së të njëjtave tek gjeneratat e reja për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes kolektive mbi rëndësinë e ruajtjes dhe traditës kulturore.

Në të njëjtën kohë projekti gjithashtu synon që të nxisë komunitetin rom për të përdorur kulturën e tyre si mjet për përparim në fusha të ndryshme shoqërore, përfshirë këtu edhe arsimin.

Premiera e dokumentarit “Amare gila/Këngët tona” i punuar nga Edis Galushi, shfaqet sot më 29 dhjetor 2019 (e diel), në DokuKino në Prizren.

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit