7.7 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Shaqir Totaj uron qytetarët për Vitin e Ri!

Me rastin e fundvitit dhe fillimin e Vitit të Ri 2020, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, Shaqir Totaj, në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të strukturave të saj, i uron të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

“Në këto çaste gëzimi, ne presim Vitin e Ri 2020, me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Uroj me dëshirë që Viti i Ri 2020, të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Viti i Ri 2020, le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta politike, me qëllim të përmirësimit të jetës së qyetatarëve të Komunës së Prizrenit”.

“Le të jetë ky Vit i Ri, një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe dhe dashuri në jetën tuaj dhe të familjes suaj”.

“Urime dhe Gëzuar Viti i Ri 2020!” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria përballet nesër me Trepçën ’89 në Prizren

Pas pauzës, Liria rikthehet në garë me një përballje të rëndësishme në shtëpi. Skuadra prizrenase do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e parë...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit