LDK-ja e LVV-ja s’kanë kohë për kalkulime

Dy subjektet më të votuara nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vazhdojnë të mos jenë unike rreth një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, teksa java që po vjen pritet të jetë vendimtare për fatin e këtij koalicioni.

Po ashtu të hënën presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do ta presë në takim kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin për ta propozuar kandidatin për kryeministër për formimin e qeverisë së re, shkruan sot gazeta Zëri.

Që nga dita e konstituimit të Kuvendit të Kosovës Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë e hatëruar me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila, sipas tyre, kishte marrë vendim të njëanshëm për emërimin e Glauk Konjufcës për kryeparlamentar të Kuvendit.

Ndonëse LDK-ja e kishte votuar Konjufcën për këtë pozitë krerët e dy partive, të LDK-së dhe të Vetëvendosjes, nuk janë takuar qe tashmë 2 javë për të diskutuar lidhur me arritjen e koalicionit qeverisës.

Më Shumë

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit