11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Liria e kapur në fyt

Prend Ndoja, SHBA

Ikën ditët e mortit

Qofshin të pakthim

Njerëzit e mirë

Na e sollën lirinë.

Na rrahën, na vranë e na turpëruan…

Vdekja na rrëmbente në çdo anë

Fushave e maleve të dëbuar

Shtëpitë dhe udhët armikut ia lamë.

Dikur iknim shkurreve e skutave

Në rroba grash kalonim kufinjtë

Armiku na rrëmbeu atdheun e shtrenjtë

Tani vëllait i bëhemi halë në fyt.

Sa shpejt e harruan popullin, lirinë e atdheun

Për pushtet njëri-tjetrin e kryqëzojnë

Për atë të zezën karrige

Në mjerim ka mbetur e vuan toka jonë.

Janar 2020

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Lajmet e Fundit