Trump kërcënon Irakun me sanksione nëse dëbohen trupat amerikane

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërcënuar me sanksione të ashpra Irakun pasi parlamenti i saj u bëri thirrje trupave amerikane të largohen nga vendi.

“Ne kemi një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë që është atje. Kushton miliarda dollarë për të ndërtuar. Ne nuk largohemi nëse nuk na paguajnë për këtë,” u tha ai gazetarëve.

Trump tha se nëse Iraku u kërkonte forcave amerikane të largoheshin, “ne do t’u ngarkojmë atyre sanksione si kurrë më parë, kurrë”.

Tensionet janë të larta pasi SHBA vrau gjeneralin iranian Qasem Soleimani në Bagdad javën e kaluar. Ndërsa Irani është zotuar për “hakmarrje të rëndë”.

Soleimani, 62 vjeç, kryesonte operacionet ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe u vlerësua si një terrorist nga ShBA. /oranews/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit