Juve nuk heq dorë nga Icardi

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, të cilin planifikon ta transferojë në fund të sezonit.

26-vjeçari këtë sezon është duke luajtur te në Ligue 1 te Paris Saint-Germaini, ku është i huazuar nga rivali i Bianconerëve, Inter.Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, u përpoq ta transferonte në verën e kaluar, mirëpo ai zgjodhi të shkonte në Francë.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

PSG ka marrëveshje që ia mundëson të nënshkruajë me Icardin në fund të sezonit, megjithatë ekziston një klauzolë në kontratë që ia lejon lojtarit ta zgjedhë klubin ku dëshiron të luajë.

Gjatë afatit kalimtar të verës, gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, e kishte bërë të qartë dëshirën që sulmuesi të shkonte te Juve, sido qoftë pritet të shihen zhvillimet në fund të sezonit. /Telegrafi/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit