9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

SBASHK’u: Nuk do të ketë greva, mësimi fillon të hënën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës me peticion, kërkon zbatimin e Ligjit për Paga.

Pezullimi i ligjit të ri për paga, nga Gjykata Kushtetuese kishte sjellë pakënaqësi tek disa kategori.

E këtë vendim  të Gjykatës, e kundërshtoi edhe Sindikata punonjësve të Arsimit.

Madje, këta të fundit kishin paralajmëruar edhe greva për ti shprehur pa kënaqësitë e tyre .

Por, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka bërë të ditur se pas pushimit dimëror, procesi mësimor do të fillojë të Hënën me 12 janar.

Por, kjo sindikatë duket së kanë marrë një iniciativë tjetër.

SBASHK ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve të mësimdhënësve për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Nënkryetarja e SBASHK-ut  thotë se tani për tani ky është veprimi sindikal që SBASHK ka  vendosur të marrë.

Përmes këtij peticioni, SBASHK pret që Gjykata të ndërroj mendje, e të lejoj zbatimin e ligjit..

E ankesën për ligjin e ri për paga Avokati i Popullit e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo gjykatë kishte vendosur të pezulloi përkohësisht këtë ligj.

Por, kjo gjë kishte shkaktuar pakënaqësi tek mbi 60 mijë punonjës.

Më Shumë

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit