13.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Oferta e VV-së – plus një ministri, Këshilli i LDK-së do të vendosë

Plus një ministri, të cilën do ta përzgjidhte LDK-ja, është oferta e fundit të cilën Albin Kurti ia ka bërë Isa Mustafës. Burime të gazetës brenda negociatave mes dy partive për arritjen e koalicionit kanë thënë se oferta është paraqitur në takimin e së enjtes së kaluar.

Edhe për postin e presidentit VV-ja është pajtuar që propozimi i kandidatit t’i takojë Lidhjes Demokratike. Por burimet kanë thënë se propozimi, të cilin e ka dhënë kreu i LDK-së të enjten, ishte që LDK-ja ta marrë kryeparlamentarin për vitin e parë dhe pastaj t’ia kthejë Vetëvendosjes, pasi të zgjidhet presidenti nga radhët e LDK-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është refuzuar nga Albin Kurti, i cili ka thënë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit është proces i pakthyeshëm.

Ndonëse ky propozim është bërë në takimin Kurti-Mustafa, burime të gazetës brenda Grupit parlamentar të LDK-së dhe Kryesisë kanë thënë se çështja e rrotacionit të kryeparlamentarit nuk ka qenë paraprakisht pjesë e propozimeve brenda strukturave të LDK-së. Këto burime kanë thënë se në takimin e fundit që u parapriu tri takimeve me VV-në, nënkryetarja Vjosa Osmani ka propozuar që “kryeparlamentari të kompensohet me njërën nga ministritë e rëndësishme”.

Më Shumë

Kandidati i LDK-së në Rahovec s’e mbërrin balotazhin për pak, kandidati i LVV-së mori 75 vota më shumë dhe do të garojë me Latifin...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Ali Dula ka fituar në një garë të ashpër me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,...

Babai raporton zhdukjen e vajzës 15-vjeçare në Prizren

Një 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të miturës, e që sipas...

Lajmet e Fundit