Mavraj prezanton në RTK librin “Dritë mbi plagë”

Sot, në RTK, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, kryeredaktori i librit “Dritë mbi plagë”, Muhamet Mavraj, në Ditën e Gjenocidit Serb në Kosovë prezantoi librin e Qendrës së “Gjenocidit në Kosovë – Plagë e hapur”, publikuar këtë javë, me shkas, në shenjë homazhi poetik për gjithë të vrarët në Kosovë nga Serbia.

Ai ka thënë se Qendra e “Gjenocidit në Kosovë – Plagë e hapur” këtë veprimtari do ta vazhdojë edhe më tutje qoftë me apo pa përkrahjen e shtetit.

“Me të tilla aktivitete, me botim të librave edhe të zhanreve të tjera dhe me përkthim të librave, të natyres së gjenocidit serb në Kosovë, edhe në gjuhë të tjera”, ka thënë Mavraj.

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit