18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Video-mesazhi i Kurtit: Qasja e LDK’së “merre ose lëre” do të thotë “lëre”

Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një video-incizimi se Vetëvendosje ka dorëzuar letrën për vendimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës

Thotë se deri sot nuk është dorëzuar ky vendim tek presidenti për shkak se e kanë pritur LDK-në që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Në mbledhjen konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe, tani, dy javë pas atij takimi katër minutësh, ende nuk kemi marrëveshje për qeverinë e re”, ka thënë Kurti në videon e publikuar pas vendimit që e ka dërguar në presidencë.

Nëpërmjet kësaj video ai edhe njëherë i ka bërë ftesë LDK-së që të merren vesh pavarësisht se ishte VV e fundit që i refuzoi propozimet e partisë së Isa Mustafës.

KY ËSHTË MESAZHI I PLOTË I KURTIT

Ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te Presidenti. Sekretarja jonë organizative, Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë.

Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave tjera që do ishin të pranueshme për të dy palët.

E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja “Merre ose lëre”, do të thotë lëre.

Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë.

Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi marrë madatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak.

E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri, Glauk Konjufca.

Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve.

Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave.

Ju falemnderit e mirupafshim.

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit