8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Ky është çifti nga Suedia që u vra sot në Prizren

Durim Hadri dhe Suada Hadri nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, raporton Gazeta Express

Kishin ardhur në Kosovë për pushime, por mëngjesi i së mërkurës doli të jetë tragjik për Durim Hadrin dhe Suada Hadrin nga Prizreni.

Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërkaq dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila dyshohet të jetë përdorur, e cila është konfiskuar nga policia.

Durim dhe Suada Hadri

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vrasje.

“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.

Dyshime të njëjta me policinë ka edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Derisa policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuar të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia po e trajton këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”./Express/

Më Shumë

Suhareka inkuadrohet në Superligë

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e...

Demaskimi i Deepfake Phishing-ut: Mbrojeni veten nga taktikat e reja të bazuara në IA

nga Dren Gërguri Phishing-u nuk është fenomen i ri, është përdorë për dekada të tëra, për të hakuar ose për të depërtuar apo për t’u...

Lajmet e Fundit