U qëlluan me nga një plumb

Durim Hadri dhe Suada Hadri, nga Prizreni, u gjetën të vdekur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tyre në Prizren, pasi ata ishin qëlluar me nga një plumb .

Çifti bashkëshortor që kishte ardhur para tri ditësh për pushime nga Suedia në vendlindje, u gjet pa shenja jete, ndërsa rasti sipas policisë po cilësohet si vrasje e rëndë.

Burime të Gazetës Online Reporteri, në Prokurori, bëjnë të ditur se burri ishte qëlluar me një plumb.

Në deklarimet zyrtare të institucioneve të rendit, Prokurorisë dhe Policisë, thuhet se, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Policia. /reporteri.net

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit