8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

OSBE dhe komuna e Prizrenit lansojnë Platformën Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, lansuan sot në Prizren Platformën Digjitale për Pjesëmarrje të Publikut, platformë online që lidh qytetarët me institucionet lokale.

Platforma, e financuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është aplikacion me bazë digjitale për të rritur pjesëmarrjen e publikut. Ajo u mundëson qytetarëve që të ngritin problemet përmes internetit, të shprehin nevojat e prioritetet, dhe të kërkojnë zgjidhje nga komunat e tyre në mënyrë proaktive.

Platforma u siguron zyrtarëve komunalë një mënyrë për t’iu bashkuar diskutimeve, transmetuar mendimin ose politikën zyrtare, dhe për të bashkëpunuar me qytetarët në mënyrë produktive.

”Qytetaria aktive është thelbësore për zhvillimin e institucioneve demokratike, transparente dhe të përgjegjshme. Besojmë se qasja në internet e bën platformën digjitale mjet shumë të përshtatshëm në këtë kohë dinamike në të cilën po jetojmë dhe do të inkurajojë pjesëmarrjen e publikut në proceset e vendimmarrjes dhe bërjes së politikave,” tha Ambasadori Braathu.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e respektimit të aspektit gjuhësor në pjesëmarrjen e publikut, jemi gjithashtu të kënaqur që përveç gjuhës shqipe dhe serbe, platforma do të jetë në dispozicion edhe në gjuhën turke, duke u dhënë mundësi banorëve nga ky komunitet që ta përdorin platformën në gjuhën e tyre amtare.”

Prizreni është komuna e tretë që shfrytëzon platformën digjitale. Prishtina dhe Gjakovë ishin dy komunat e para që e lansuan atë në vitin 2016, dhe që atëherë, kanë pasur afërsisht 32,500 vizita dhe mbi 830 kërkesa dhe propozime, nga të cilat 39% janë zgjidhur.

Platforma pritet të lansohet së shpejti edhe në Junik e Kamenicë.

 

 

 

Më Shumë

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit