13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Edhe Rahoveci bëhet me Zonë Ekonomike

Është nënshkruar vendimi mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Opterushë, Komuna e Rahovecit, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacion në fuqi janë plotësuar.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, theksoi se janë paraparë 34 hektarë ku do të vendosen bizneset e huaja dhe vendore, duke ndikuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar zona ekonomike. Kjo zonë do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë hapësira sa më të mira për ta ushtruar veprimtarin dhe numri i të punësuarve parashihet të jetë rreth 600 persona”, tha Shala.

Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

MTI do ta financojë infrastrukturën e kësaj zone me rreth 3 milionë euro duke i kushtuar rëndësi zhvillimit ekonomik të vendit.

Investimet nëpër komuna do të vazhdojnë me ndërtimin e zonave ekonomike dhe inkubatorëve, duke bërë që Kosova të jetë vend atraktiv për të bërit biznes.

Më Shumë

Spirale të lashta në shkëmbin e Kobajës në Vlashnjë të Prizrenit

Kameramani dhe fotografi Arben Llapashtica ka publikuar në Facebook disa foto, që sipas tij konsiderohet ndër më të lashtët në Kosovë. Bëhet fjalë për...

Shkyçje masive të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale të...

Lajmet e Fundit