Pamje nga aksidenti fatal i Kobe Bryant: Droni filmoi tmerrin, gjithçka e djegur dhe e copëtuar

Departamenti i Sigurisë së Trafikut në Kalabasas, ka publikuar pamje të kërkimit në vendin e rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant, ku humbën jetë nëntë persona.

Fotografitë të cilat mund të shihen nga të gjithë duken me të vërtetë të mërzitshme, shkruan Zëri.info.

Për shkak të terrenit të paarritshëm në kodrën ku u rrëzua helikopteri, të gjitha shërbimet e mundshme të kërkimit e bën të vështirë afrimin te rrënojat.

Image

Tashmë është ngritur edhe një dron, i cili dha një pamje më të mirë nga vendi i aksidentit, dhe nga lartësia mund të shihet se sa e tmerrshme ishte pamja.

Këto pamje dëshmojnë qartë se ishte e pamundshme që pasagjerët t’i shpëtonin këtij aksidenti fatal.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna, në këtë aksident ndërruan jetë edhe shtatë persona të tjerë./Zëri.info

Image

Më Shumë

55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, zërit legjendar të The Doors

Sot shënohen 55 vjet nga vdekja e Jim Morrison, kantautorit, poetit dhe vokalistit legjendar të grupit rock The Doors, i cili konsiderohet një nga...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit