Duda Balje në mëdyshje nëse do ta votojë qeverinë e Kurtit

Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.

Deputetja e rizgjedhur sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.

Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.

E pyetur se a do të votojë Albin Kurtin për kryeministër, Balje shfaqi mëdyshje për këtë, duke mos dhënë përgjigje definitive.

Ndryshe tre deputetët nga komunitetet, Veton Berisha, Hetem Berisha dhe Duda Balje kanë lënë mundësinë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të LDK-së.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit