12.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Shujta për nxënësit e ciklit të ulët në Prizren peng i prokurimit

Ofrimi i shujtës falas për nxënësit e ciklit të ulët ende nuk ka filluar të zbatohet nga Komuna e Prizrenit, ani pse ekzekutivi lokal paralajmërimin për jetësimin e këtij projekti e kishte bërë në fillim të vitit të shkuar.

Sipas zyrtarëve komunalë, çështja ka ngecur tek procedurat e prokurimit. Madje ata kanë pohuar se ditë më parë Organi Shqyrtues i Prokurimit këtë lëndë e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa opozitarët konsiderojnë se mosrealizimi i deritanishëm i këtij projekti është tregues për paaftësinë e menaxhmentit komunal për përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Xhemile Thaçi-Vezgishi, në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor, ka pranuar se procesi mësimor ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në klasën së 5-të. Ajo ka pohuar se lënda është në prokurim dhe ka shfaqur besimin se në afat të shkurtër kohor do të fillojë zbatimi i këtij projekti.

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit