Pezullohet mësimi në komunën e Dragashit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka marrë vendim që ditën e enjtë me datë 6 shkurt të pezulloj mbajtjen e mësimit në këtë komunë përshkak të reshjeve të shumta të borës. Këtë njoftim përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka bërë Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj.

Njoftimi i plotë i Cenajt:

Njoftim

Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi. Dita e humbur do të zëvendësohet në një ditë të shtunë.

Mësimi i rregullt vazhdon të premten me datë 07.02.2020.

Me respekt

Drejtori i Arsimit në Dragash

MSc. Vloran Cenaj

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit