13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ministrja Dumoshi ngushëllon familjen e Nexhmije Pagarushës

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen e ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha e cila ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.

Dumoshi ka se ka biseduar me familjarët e këngëtares të cilëve edhe i ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Pagarushës.

Ministrja e re e Kulturës njëherit ka treguar gatishmërinë të organizojë ceremoni për nder të Nexhmije Pagarushës sipas dëshirës së familjarëve.

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje dhe pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të dashurës suaj dhe këngëtares sonë të madhe, Nexhmije Pagarushës.

Ndarja nga jeta e Nexhmijes është një humbje e madhe për ju, për miqtë e saj dhe kulturën shqiptare, të cilës ajo i dha shumë vlera dhe dinjitet.

Nexhmije Pagarusha me artin e saj muzikor, ka dhënë shumë për kulturën shqiptare, duke e ngritur në një nivel të lartë. Dhe kështu, ajo u bë ikonë e Kosovës moderne, duke u bërë edhe burim frymëzimi për breza të tërë.
Prandaj, ajo do të mbetet përgjithmonë bilbili i këngës shqipe në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë.

Kujtimi për Nexhmijen do të jetë i përhershëm për ne, dhe një shembull fisnik për brezat e ardhshëm.

Nexhmija ka lënë pas vete një trashëgimi të pasur, ndaj të cilës jemi falënderues dhe përballë së cilës kemi përgjegjësi. Shumë këngë të saj janë shndërruar në himn jete për familjet e Kosovës.

Ajo me punën dhe kontributin e saj ka sjellë një epokë identitare në fushën e këngës dhe të muzikës shqipe, duke përfituar respektin e të gjithëve që e kanë njohur, sidomos atyre të botës muzikore, por edhe më gjerë. Këngët e saj, veçmas “Baresha”, janë kryevepra të artit muzikor.

Ne jemi brez me fat që u rritëm me këngët e saj.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit