7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Haziz Hodaj: Nuk është fundi i botës

Shefi i grupit të kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, nuk e ka marrë “afër zemrës”, prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen.

Prishja e koalicionit LDK-VV nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, sipas tij, “nuk është fundi i botës”.

“Deklarata e Haskukës për prishjen e koalicionit nuk është fundi i botës për LDK-në”, tha Hodaj për RTK.

“Është e drejt e tij, që të vendosë se a do të vazhdojë me LDK-në apo jo”.

Kryetari i Prizrenit, Mytahar Haskuka, ka prishur sot koalicionin me LDK-në, pasi që ky subjekt politik nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit.

PDK-ja e mori kryesinë e Kuvendit komunal të Prizrenit.

Me 17 vota pro, Sulltan Badalli i PDK’së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, është zgjedhur për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Muharrem Elezkurtaj, ka marrë vetëm 16 vota./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Mushtisht përkujtohen dëshmorët dhe martirët e fshatit

Në fshatin Mushtisht të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë...

Peja dominon në Suharekë, siguron gjysmëfinalen

Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pas fitores në ndeshjen vendimtare ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:70 në...

Lajmet e Fundit