11.2 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Pas prishjes së koalicionit mes VV-LDK në Prizren, PDK-ja bëhet forca e parë

Me 7 asamblistë ka mbetur Vetëvendosja në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas prishjes së koalicionit me LDK-në.

Përkundër kësaj, LDK-ja thotë se nuk e përjashton mundësinë e negociatave me VV-në që bashkë të qeverisin sërish me komunën.

Megjithatë, Haziz Hodaj thotë se gjithçka varet nga VV-ja, pasi, shton ai, i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre, raporton KTV.

Hodaj ka shtuar se për sa i përket zgjedhjes së kryesuesit, ata do të kërkojnë sqarime nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, rreth legjitimitetit të këtij vendimi.

PDK-ja në këtë komunë, që ka më së shumti asamblistë, e tani edhe kryesuesin e Kuvendit, ka thënë se nuk do ta bllokojë punën e tij.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë një konference për media të enjten, ka njoftuar se ka prishur koalicionin me LDK-në për arsye se anëtarë të kësaj të fundit nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e kryesuesit, e, për rrjedhojë, nuk kanë përkrahur kandidatin e LVV-së për këtë pozitë.

Më Shumë

Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati...

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Lajmet e Fundit