11.7 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Krasniqi apelon qytetarët për bashkëqeverisje

Krasniqi-Qypeve-PllaqiceLëvizja Vetëvendosje! ka shpalosur Alternativën qeverisëse lokale në fshatrat Qypevë dhe Pllaqicë të Malishevës. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi, përpara qytetarëve bëri apel për bashkëqeverisje.

“Ne, Lëvizja Vetëvendosje!, e kemi hartuar një program të detajuar, që synon të arrijë një objektiv të madh: atë të zhvillimit shoqëror, dhe kthimit të Malishevës kah progresi. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ne qeverisim bashkë me ju, duke e pasur gjithmonë ndihmën tuaj të vyer”, u shpreh Krasniqi.

Më tej, në fjalën e tij Krasniqi u përqendrua sidomos tek ajo që ai e quajti ‘drejtësi në qeverisje’. “Drejtësia shoqërore është një nga parimet themelore të Lëvizjes Vetëvendosje!, e pikërisht ky është synimi kryesor që duam të arrijmë gjatë qeverisjes tonë: drejtësi në investime, pa diskriminuar asnjë qytetar; drejtësi në ndihmën social-ekonomike për qytetarët; drejtësi në investimet infrastrukturore”, tha ai.

Në fund, Krasnqi i siguroi qytetarët e Qypevës dhe Pllaqicës për bashkëqeverisje të mirë dhe të frytshme. “Për një qeverisje të mirë, nevojitet vullnet, guxim dhe dije. Por, përveç këtyre tre komponentëve, ne kemi edhe mbështetjen tuaj, dhe ky ndoshta është një faktor ende më i sigurt për suksesin e përbashkët. Prandaj, duke siguruar mbrojtjen e votës tuaj, ju bëjmë thirrje që më 3 nëntor ta votoni Lëvizjen Vetëvendosje!, jo vetëm si një provë qeverisjeje për ne, por si mundësi bashkëqeverisjeje që ju ia jepni vetes”, përfundoi Krasniqi.

Kurse, anëtari i kryesisë së VV-së Gani Krasniqi, shprehu besimin, pritshmërinë dhe zotimin për arritjet dhe rrugën e drejtë që do të sjellë Vetëvendosje! me Alternativën e saj qeverisëse. Gjithashtu, ai u bëri apel qytetarëve të Qypevës dhe Pllaqicës, që të jenë sa më aktivë “në bashkëqeverisjen tonë edhe pas kësaj date, me këshilla dhe kritika, duke i siguruar njëri-tjetrit qëndrueshmëri, sukses dhe zhvillim”.

Ndërkaq, kandidati për Asamble Komunale, Safet Mazreku, bëri një paraqitje të organizimeve të deritashme të VV-së, në Malishevë dhe jo vetëm, duke e paraqitur këtë si një garanci të veprimtarisë së kësaj organizate politike, gjithmonë përkrah dhe me qytetarët. “Pushtetarët e derisotëm, janë shembulli më i qartë dhe më i keq sesi nuk duhet të qeveriset, sesi nuk duhet nëpërkëmbur besimi politik dhe dinjiteti shoqëror i tyre. E pikërisht kundër këtij modeli është Vetëvendosje!, duke u zotuar që të parët, dhe mbi gjithçka, janë qytetarët dhe mirëqenia e tyre”, tha Mazreku./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zafir Berisha me djem niset për protestë: Të gjitha rrugët të çojnë në Strasburg të Francës!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, së bashku me dy djemtë e tij, Kushttrimin dhe Kremtimin, është nisur drejt Strasburgut të Francës...

HISTORIKE, Play Off-i për Kupën e Botës 2026, u sigurua

Kosova  ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2. Fisnik Asllani kaloi Dardanët...

Lajmet e Fundit