14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Sulltan Badalli sugjeron Mytaher Haskukën

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, e ka një sugjerim për kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

“Kryetari Haskuka, e ka mundësinë që Kuvendit t’i propozojë për rend të ditës të gjitha planifikimet dhe projektet zhvillimore të interesit të përgjithshëm për qytetin tonë”, sugjeron Badalli.

“Mua dhe kuvendarët, do të na ketë partnerë të proceseve politike, edhe përtej bindjeve e kornizave politike e partiake”, premton ai.

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Sulltan Badalli i PDK-së, u zgjedh të enjten kryesues i Kuvendit Komunal.

Ai, fitoi 17 vota nga 33 kuvendarë sa kanë votuar përballë kundërkandidatit, Muharrem Elezkurtaj, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Badalli, kërkon nga Haskuka dhe subjektet e tjera politike që të mos shqetësohen nga zgjedhja e tij.

“Zgjedhja ime për kryesues të Kuvendit nuk duhet të shqetësojë kryetarin Haskuka, dhe askënd tjetër”, shprehet ai, shkruan “PrizrenPress”.

“Në këtë pozitë nuk kam ardhur për shkak të ambicieve politike, as për shkak të inateve politike”.

Ai falënderon dy partitë tjera opozitare, AAK-në dhe Nismën, për votat që ia dhanë.

“Pozicionin tonë si opozitë, e kemi dëshmuar në mënyrë këmbëngulëse”, shprehet ai.

Badalli nuk lenë pa goditur dy partitë që kanë bashkëqeverisur me Prizrenin, deri në ditën kur Haskuka e prishi koalicionin me LDK-në.

“Kur organi më i lartë vendimmarrës komunal bllokohet dhe përfaqësimi i qytetarëve mbetet peng i keqqeverisjes dhe pazareve me hile e inate, kur demagogjia e Ekzekutivit nuk i ndërron akordet edhe pas 3 vjetësh qeverisje, si qytetar e si i zgjedhur i qytetarëve je i obliguar të ofrosh dijen, mundin e përvojat personale, e kolektive për të marrë përgjegjësi”.

“Me punën time kolegiale, bashkëpunimin dhe koordinimin e të gjithëve për Prizrenin, do të jemi më ballëhapur dhe më të sigurt”.

“Jam i hapur për të gjithë, jam i gatshëm që veprimet dhe qasja ime të vihet mbi politikat ditore, e mbi diskursin në relacionin pozitë –opozitë. Para meje është qytetari i Prizrenit dhe modeli i vendimmarrjes në emër të qytetarëve të Prizrenit”, tha Badalli./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 1,700 gjoba për shkeljet e trafikut në rajonin e Prizrenit

Policia  ka zbatuar një sërë aktivitetesh në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024” gjatë periudhës 9-15 shtator. Këto operacione përfshinë patrullimin dhe kontrollin në...

Avdyli: Në televizionet serbe ende zhargoni i njëjtë si i viteve 90-ta

Deputeti nga radhët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar mediumet serbe për dhënien e mundësisë liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav...

Lajmet e Fundit