Shaqir Totaj: Më keqkuptuat !

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, tha se është keqkuptuar deklarata e tij, rreth bashkëpunimit me kryetrin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, premton se do të bashkëpunojë me partitë tjera opozitare.

“Pas marrjes së postit të kryesuesit të asamblesë komunale nga ana e opozitës së bashkuar me kandidatin e PDK-së, postimi im rreth këtij zhvillimi duket se nuk është kuptuar ashtu si është menduar, prandaj konsideroj se ja vlen të qartësohet”, shkruan Totaj, në ‘Facebook’.

“Me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, karshi pushtetit lokal aktual, PDK-ja ne Prizren do të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha partitë tjera opozitare”.

“Megjithatë do të mbajmë qasje konstruktive dhe nuk do të bllokojmë projektet që janë me rëndësi vitale për funksionimin normal të qytetit te Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Këta janë super-filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Më Shumë

Sporti bashkon popujt: Prizreni organizon turne ndërkombëtar me ekipe nga Kosova, Turqia dhe Bosnja

Prizreni nikoqir i një turneu ndërkombëtar, mbi 250 sportistë dhe delegacione nga disa vende do të marrin pjesë Nën organizimin e KFV Kalaja Master, në...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit