Haskuka: Pa gjakun e dëshmorëve, nuk do ta kishim këtë liri

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë homazhe para dëshmorëve në ladovicë, në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Sot në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, i kujtojmë dëshmorët e kombit të cilët janë bazamenti i shtetit tonë”, tha Haskuka.

“Pa gjakun e tyre, nuk do ta kishim këtë liri, e këtë pavarësi”.

“Heronjtë tanë janë flijuar me dëshirën e madhe për të pasur një Kosovë të lirë, të drejtë e të zhvilluar. Prandaj, le të punojmë së bashku që ta bëjmë Kosovën ashtu siç e kanë dashur heronjtë e kombit, me perspektivë për të rinjtë dhe për të ardhmen”.

“Gjithmonë, çdo ditë, do të kemi parasysh gjakun e tyre dhe do të punojmë për shtetin tonë”./PrizrenPress.com.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit