10.9 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Aksident në magjistralen Prizren – Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në magjistralen Prizren – Suharekë. Si pasojë e këtij aksidenti ku kanë qenë të përfshira tri vetura, një person ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Express

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguar se po dyshohet se vozitësi i automjetit i cili e ka shkaktuar aksidentin ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Për eventin “Ladies Night”, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda në magjistralen Prizren – Suharekë, në hyrje të fshatit Korishë në orën 03:00 të mëngjesit. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, pastaj me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në Prishtinë. Lëndime ka pësuar edhe një bashkudhëtar i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi. Dyshohet se vozitësi i automjetit që e ka shkaktuar aksidentin ka qenë në ndikim të alkoolit”, ka treguar Osmanollaj./GazetaExpress/

Më Shumë

Finalja e dytë e Ligës së Parë, Drita pret Prizrenin

Finalja e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve vazhdon me ndeshjen e dytë, ku KB Drita përballet me Proton Cable Prizreni në një...

40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit