1.8 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Neymari e padit Barcelonën në gjyq sërish

Mediat spanjolle raportojnë se Neymari e ka paditur ish-klubin e tij, Barcelonën, për herë të tretë në gjyq. Këtë herë, braziliani shpreson se klubi katalonas do t’ia paguajë 6.5 milionë euro, sipas kontratave që e dërguan atë në Barcelonë nga Santosi.

Fakti që Neymari nuk luan më për Barcelonën nuk i ka dhënë fund rrëmujës së krijuar nga transferimi i tij nga Santosi në Barcelonë në vitin 2013. Shtatë vjet pas atij transferimi, ka ende probleme të pazgjidhura, transmeton Gazeta Express.

Pas padisë së fundit të Neymarit, shuma totale që lojtari po ia kërkon ish-klubit të tij e ka arritur shumën prej 38.6 milionë eurosh.

Megjithatë, klubi nuk e ka në plan t’i bëjë këtë pagesë futbollistit brazilian, mirëpo as nuk do ta kundërshtojë atë me një kërkesë të veten për borxh nga ana e brazilianit.

Që kur Neymari është larguar nga Katalonja në vitin 2017, ai rregullisht i ka kërkuar para klubit katalonas, ndërsa edhe vetë Barcelona ia ka kthyer me kërkesat e veta.

Gjatë verës së kaluar ishte arritur një marrëveshje për paqe, pasi që Neymari synonte të kthehej të luante në Camp Nou. Megjithatë, ajo periudhë nuk zgjati shumë dhe tani Neymari e ka ngritur padinë e tretë ndaj klubit.

Ndërkohë, edhe klubi brazilian Santos ia kishte dërguar një letër urgjente Barcelonës gjatë këtij muaji për një ndeshje miqësore që nuk ishte mbajtur pas transferimit të Neymarit. Santos ia ka kërkuar Barcelonës 4.5 milionë euro dëmshpërblim. .Gazeta Express/

Më Shumë

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Ilir Morina nga Malësia e Vogël e Rahovecit

Në moshën 47-vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Morina, nga Malësia e Vogël (Radostë) e Rahovecit. Lajmin për ndarjen e...

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Lajmet e Fundit